Filipçe: Partitë t’i respektojnë të gjitha protokollet për procesin zgjedhor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pas datës së publikuar për zgjedhje, u bëri apel të gjithë faktorëve politikë për zbatimin e të gjithë procesit zgjedhor pa rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

“Lidhur me datën e dakorduar për zgjedhje do të doja t’u dërgoj mesazh të gjitha partive dhe faktorëve politikë të cilët marrin pjesë në procesin zgjedhor. Kërkoj absolutisht të gjithë kandidatët, partitë, aktivistë, të cilët do të jenë pjesë e fushatës të jenë përgjegjës dhe t’i respektojnë, pa përjashtim, të gjitha protokollet për mbrojtje nga koronavirusi. Pasioni i betejës politike nuk duhet të mbizotërojë arsyen dhe në asnjë moment politika nuk duhet të jetë para shëndetit të qytetarëve”, thekson Filipçe.

Bën thirrje që çdo aktivitet të përshtatet plotësisht me rekomandimet dhe shpreh pritje që të gjitha partitë politike të bien dakord rreth mënyrës së udhëheqjes së fushatës, ku, siç thekson, do t’u jepet prioritet të plotë vetëm aktiviteteve të cilat nuk do ta rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

“Jam i bindur se procesi zgjedhor mund të organizohet në mënyrë të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa kjo mundet vetëm nëse të gjithë në mënyrë konsekuente u përmbahen masave të përshkruara qartë të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse”, thekson ministri.

Advertisement

Thekson se funksionarët dhe liderët e partive politike e kanë për obligim të jenë shembull për të gjithë për përmbajtje të vazhdueshme ndaj masave për mbrojtje të shëndetit kolektiv.

“Të përballur me zgjedhje në kohë të pandemisë, si vend duhet të tregojmë se jemi të gatshëm t’i përgjigjemi edhe kësaj sfide, të mbajmë zgjedhje korrekte dhe të sigurta pa asnjë rrezik për shëndetin e qytetarëve”, thekson ministri Filipçe.

Filipçe: Partitë t’i respektojnë të gjitha protokollet për procesin zgjedhor shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy