Liderë nga e gjithë botë kanë mbërritur në forumin e paqes në Paris i cili mban sot ditën e dytë të tij, me qëllim ndihmat ndaj popullsisë së Gazës dhe gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund konfliktit.
I pranishëm në forum është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Advertisement
Në fjalën e tij këtë të premte, Rama pritet të theksojë të drejtët e Izraelit për t’u vetëmbrojtuar por në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar.
Kreu i qeverisë do të kërkojë gjithashtu nga presidenti francez angazhimin e tij me udhëheqës të tjerë për një armëpushim të menjëhershëm nga zraeli në këmbim të lirimit të pakushtëzuar të pengjeve.
Advertisement
Sa i përket diskutimeve për ripushtim të rripit të Gazës, kryeministri Rama ka thënë se ai është i papranueshëm.