
Pas një pushimi që zgjati një javë, zhurma e luftës u kthye në Rripin e Gazës, të premten, 1 dhjetor. Izraeli tha se avionët e tij luftarakë sulmuan 200 objektiva në të gjithë Gazën.
Mes të vdekurve dhe të plagosurve kishte dhe fëmijë, raporton BBC. Spitalet, tashmë të mbipopulluara, po përballen me skena kaotike.
Për herë të parë në një javë dërgesat e ndihmave ndaluan. Gazanët bënë thirrje që bombardimet të ndalen. Mes mosmarrëveshjeve për lirimin e pengjeve, Izraeli dhe Hamasi fajësuan njëri-tjetrin për thyerjen e kushteve të armëpushimit.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se vendi i tij do të vzahdojë të ndjekë një proces që kishte funksionuar me sukses për 7 ditë. Por një burim i afërt me bisedimet e armëpushimit në Katar tha se negociatat kishin dështuar.
Vonë në mbrëmje, raportet nga Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës, folën për disa nga bombardimet më të rënda deri tani.