
Gjashtë persona me origjinë shqiptare janë lënë në paraburgim pas zbulimit të një ferme kanabisi në një shtëpi të braktisur të kujdesit në Leeds.
Policia e West Yorkshire ekzekutoi urdhrat e arrestit në Moorfield House, në Fieldhouse Walk, Moortown, të hënën, shkruan BBC.
Advertisement
Oficerët gjetën bimë kanabisi me një vlerë prej rreth 450,000 £, tha policia.
Gjashtë shtetas shqiptarë u arrestuan në vendngjarje dhe më pas u akuzuan për prodhim kanabisi.
Advertisement
Altior Deda, 30 vjeç, Erijon Gjoka, 21 vjeç, Edison Markeci, 21 vjeç, Agostin Marku, 36 vjeç, Ali Qerfozi, 41 vjeç dhe Andi Teta, 32 vjeç, të gjithë nga Moorfield House, u paraqitën të martën në Gjykatën e Magjistraturës së Leeds./vizionplus.tv