Shotgan, jelek antiplumb dhe makinë e blinduar, çfarë gjeti tjetër policia në Fier. Asnjë gjurmë nga vëllezërit Gashi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shotgan, jelek antiplumb dhe makinë e blinduar, çfarë gjeti tjetër policia në Fier. Asnjë gjurmë nga vëllezërit Gashi

Teksa kanë kaluar 3 ditë nga vrasja e Erjon Javorit në Fier, policia ka gjetur dhe sekuestruar sot makinën e cila u përdor nga autorët e dyshuar të ngjarjes, vëlleëzërit Agim dhe Kreshnik Gashi.

Makina tip “Benz” u gjet e fshehur në garazhin e burrit të tezes së vëllezrve gashi, Rexhep Puka, i cili u procedua penalisht.

Përveç makinë “Benz” që dyshohet se u përdor në ngjarje, polciia ka sekuestruar edhe një makinë tjetër tip “Benz”, i blinduar, në bagazhin e të cilit u gjet edhe një targë automjeti tjetër.

Gjithashtu në një banesë, të cilin e kishte në ruajtje Puka, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 celularë të fikur, 4 jelekë antiplumb si të Policisë, 1 armë gjahu teke, 1 armë shotgan, 2 krehra pistolete bosh dhe 1 sëpatë me bisht druri, të dyshuara se mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Advertisement

Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e vëllezërve Gashi, të cilët pas ngjarjes dyshohet se u arratisën drejt Vlorës./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy