
Kujtojmë figurat e rëndësishme të Strugës që kontribuan për qytetin dhe më gjerē.
Në datën 20 Shkurt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërroi jetë Dr.Sherijat Muharremi.
B I O G R A F I
Dr.Sherijat Muharremi lindi në 26 Janar të vitit 1950 në fshatin Frëngovë.
Mësimet e para I mori në qytetin e Strugës.
Diplomoi me sukses në vitin 1975 pranë fakultetit të mjeksisë në Prishtinë duke fituar titullin- Doktor I
mjeksisë.
Pas mbarimit të studimeve për 2 vite ( nga viti 1976 deri në vitin 1978 ) punoi si mjek I përgjithshëm
pranë Shtëpisë së shëndetit në Prishtinë. Duke e ditur shumë mirë situatën në të cilën ndodhej Struga
në ato vite nga mungesa e mjekëve, rikthehet në vendlindje për të vazhduar profesionin e mjekut në
Strugë.
Nga viti 1978 deri në vitin 1984 punon në Shtëpinë e shëndetit -Strugë, kurse në vitin 1984 u punësua
në Institutin për Nefrologji.
Në vitin 1988 në Shkup mbron me sukses provimin specijalistik dhe fiton titullin Specijalist I sëmundjeve
të mbrendshme.
Gjatë gjithë rrugëtimit si mjek dha një kontribut të madh, duke potencuar këtu krizën e Kosovës të vitit
1999, kur duke bashkëqënë në krye të spitalit në postin e zëvendës drejtorit menaxhoi me sukses një
nga sfidat më të mëdha të kombit tonë si një profesionist dhe humanist I vërtetë.
Në vitin 2004 si rezultat I arritjeve dhe kontributit shumëvjeçar në fushën e mjeksisë fiton titulin
Primarius- titull i cili u jepet mjekëve që dominojnë me përvojën, kontributin dhe njohuritë e tyre.
Botues I një numri të madh punimesh shkencore dhe pjesmarrës në një mori konferenca në fushën e
mjeksisë.
Rrugëtimi I tij si mjek mbaron në vitin 2020 kur edhe u pensionua.
Dr.Sherijati, një jetë kushtuar pacientëve dhe mjeksisë.
Një intelektual dhe erudit I pashoq.
I paharruar kujtimi I tij
The post Dr.Sherijati nga Frëngova, një jetë kushtuar pacientëve dhe mjekësisë appeared first on Struga Ekspres.