Jetmir Etemi, këngëtari i talentuar nga Frëngova e Strugës vjen edhe me një super këngë popullore pas suksesit të madh të këngës “Shumë urime,shumë dëshira”, e realizuar mjeshtërit nga Ndriçim Musai, i cili orkestroi dhe realizoi muzikën e kësaj kënge.
Këngëtari frëngoovar tashmë i njohur për publikun shqiptar vjen me një këngë të re “Eja eja pranë moj”, e realizuar edhe me videoklip nën kujdesin e produksionit të njohur “LEDI PRODUCTION”
Këngëtari nga Frëngova e Strugës edhe këngën e tij të dytë e ka interpretuar mrekullisht ku pritet që publiku shqiptar ta duartrokras ngrohtë pasi interpretimi i tij le shumê për të dëshiruar.
Jetmir Etemi, jeton dhe vepron në Zvicër prej shumë vitesh.Ja kënge e re e Jetmir Etemit.
The post Këngëtari nga Frëngova Jetmir Etemi, shkëlqen me këngën e re “Eja eja pranë moj” (VIDEO) appeared first on Struga Ekspres.