Guximtar Rushani, këngëtari i njohur strugan vjen me videoklipin e ri të këngës “Oj Zogo”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të dashur miq,
në vazhdim dëshiroj që të ndaj me ju videoklipin tim të ri. Bëhet fjalë për këngën e vjetër shqipe “Oj Zogo”

Do doja që të bëjë disa falenderime për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj kënge dhe të këtij videoklipi.

Fillimisht dua përzemërsisht të falenderoj orkestruesin e kësaj kënge mikun tim të mirë Atdhe Marku, i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme në risjelljen e kësaj kënge në një formë që nuk është realizuar më parë në rrymën Jazz/Rock. Atdheu është fryma e kësaj kënge sepse e gjithë bota e tij muzikore është futur brenda këtij orkestrimi, kurse ai vazhdon të bind si një muzicient dhe producent bashkëkohor me vlera të mëdha.

Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë Video Produksionin “Studio Rinora” (Resul Çollaku me bashkëpunëtorët e tij Borche Dimoski dhe djemtë e tjerë të produksionit) që bën të mundur realizimin e këtij videoklipi ashtu siç e kishim menduar dhe i tërë vizioni ynë për ta sjellur këtë video u realizua në tërësi. Faleminderit për profesionalizmin tuaj.

Advertisement

Falenderoj përzemërsisht mbështetësit e këtij videoklipi:

Teatrin Poshka në Strugë Art Theater Caffe për mundësinë që na dhanë për ta realizuar videoklipin pikërisht në skenën dhe hapësirat e këtij teatri.

Falenderoj të gjithë studentët e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë International University Of Struga të cilët ishin pjesë e këtij videoklipi e që i dhanë freskinë e nevojshme këtij videoklipi.
Faleminderit studentes Frosina e cila ishte një ndër pjesëmarrësit kryesor të këtij videoklipi.

Falenderoj Lulishten IRIS Lulishte Iris për kontributin e tyre në zbukurimin e hapësirës ku është realizuar videoklipi.

Advertisement

Falenderoj nga zemra dhe për sponzorët, të cilët në pa asnjë hezitim e mbështetën këtë realizim:

“Saliu” A.G- Zvicër me pronar Argetim Saliu dhe

“Lena Automobile” – Zvicër me pronar Murat Lena. Murat Samire Lena

Për fund falenderoj edhe pjesëmarrësit e këtij videoklipi në skenë (anëtarët e Band-it) :

Advertisement

Menderes Lumani (Solo Kitarë)
Besfort Coli Ibraimi (Bas Kitarë)
Blerand Lena (Sintisajzer)
Sabit Beqiri (Drums)

Këtë projekt muzikor ua kushtoj të gjithë atyre çifteve të reja të cilët nuk patën mundësinë që gjatë periudhës së pandemisë të bëjnë dasmat e tyre, e me këtë të përjetojnë një ndër ditët më të bukura të jetës së tyre. Uroj nga zemra që kjo verë të jetë vera e tyre!

Mbi të gjitha uroj nga zemra që ky realizim të pëlqehet nga të gjithe ju.

I juaji,
Guxi!

Advertisement

Guximtar Rushani, këngëtari i njohur strugan vjen me videoklipin e ri të këngës “Oj Zogo” (VIDEO) shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy