Sulmohet shkolla e OKB në Gaza, të paktën 12 viktima nga bombardimet në jug të vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Izraeli ka shtuar sulmet në Rripin e Gazës. Luftimet e përgjakshme vijojnë te shtrihen nga veriu, në jug të vendit.

Shënjestër e forcave ushtarake izraelite ishte një prej shkollave  të OKB në   qytetin me të madh në jug të Gazës, Khan Younis, ku të paktën 12 persona humbë jetën, ndërsa 25 të tjerë mbetën të plagosur.

Bastisja në kampin e refugjateve Jenin përfundoi pas 60 orësh, ku  mbetën të vrarë 11 palestinezë, ndërsa zona është kthyer në gërmadhë.

Situata humanitare është dramatike ndërsa civilët po vuajnë çdo ditë e më shumë nga uria dhe etja.

Advertisement

Spitalet vijojnë të mbeten jashtë funksioni. Ndërsa Indonezia po planifikon  të dërgojë një anije spitalore  qe t’ju vijë sado pak në ndihmë civileve të plagosur nga lufta. Por deri më tani nuk është dhënë drita jeshile nga Egjipti për ta lejuar  të kalojë.

Afro 19 mijë palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga nisja e luftës ndërsa nga radhët e izraeliteve kanë humbur jetën rreth 1200  persona./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy