minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
“Çdo gjë është nën kontroll”, flasin mjeku roje dhe drejtori i spitalit të Shkodrës: Pacientët u nxorrën në kohë - Struga.info


“Çdo gjë është nën kontroll”, flasin mjeku roje dhe drejtori i spitalit të Shkodrës: Pacientët u nxorrën në kohë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Çdo gjë është nën kontroll”, flasin mjeku roje dhe drejtori i spitalit të Shkodrës: Pacientët u nxorrën në kohë

Shkak i zjarrit që përfshiu pavionin e kirurgjisë në Shkodër dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike në dhomën e një mjeku. Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka asnjë pacient të lënduar, kjo edhe falë ndërhyrjes në kohë të zjarrëfikëses.

Drejtori i spitalit të Shkodrës, Senad Halluni në një deklaratë për mediat bën me dije se pacientët u transportuan në kohë në pavionet e tjera. Halluni shton se po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve

“Është lajmëruar në kohë rekord zjarrëfikësja dhe ka ardhur menjëherë. Sipas procedurave të transportimit dhe të sigurimit të jetës së pacientëve është bërë transportimi i tyre në pjesën tjetër të spitalit. Nuk ka asnjë të lënduar. Kanë ardhur të gjithë mjekët e kirurgjisë. Po punohet për gjetjen e shkaqeve. Ne garantojmë sigurinë maksimale të pacientëve”, tha ai.

Të njëjtën gjë pohoi edhe mjeku roje në repartin e kirugjisë Gëzim Galiqi. Ai tha se asnjë pacient nuk është lënduar dhe se çdo gjë është nën kontroll.

Advertisement

“Gjendja e pacientëve është mirë. Çdo gjë është nën kontroll. Është numri i zakonshëm i pacientëve dhe stafi infermieror është marrë me zhvendosjen e tyre”, tha mjeku./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy