14 viktima nga djegia e spitalit COVID në Tetovë, politikani shqiptar: Familjarët e viktimave dhe mjekët e spitalit po kërcënohen, u bëjnë presion të mos flasin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
14 viktima nga djegia e spitalit COVID në Tetovë, politikani shqiptar: Familjarët e viktimave dhe mjekët e spitalit po kërcënohen, u bëjnë presion të mos flasin

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela thotë se familjarët e viktimave dhe mjekët e spitalit modular në Tetovë po kërcënohen që të mos tregojnë të vërtetën për shkaqet e zjarrit që përfshiu spitalin Covid pak ditë më parë.  

Sipasj tij, atyre po iu bëhet presion që të mos flasin.

Reagimi:

U dogjën të gjallë 14 njerëz, tani mbani larg duart nga familjarët dhe mjekët

Advertisement

Sikur mos mjaftonin 14 viktimat e djegura së gjalli, në vend që të sigurojë hetime të drejta dhe rasti mos përsëritet, pushteti po tenton që me kërcënime dhe shantazhe të amnistoje veten nga përgjegjësia. Ditëve të kaluara po bëhet presion mbi familjarët e viktimave dhe mjekët e spitalit të Tetovës.

Ibin Emshiu, i riu që humbi babain dhe vëllaun në zjarr ka denoncuar se po e kërcënojnë që të mos flasë  dhe të tregojë të vërtetën për kushtet dhe zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë. Nga ana tjetër disa mjekë kanë denoncuar se u bëhet  presion që të nënshkruajnë peticion në mbrojtje të njërit drejtor të spitalit të Tetovës, në stil të njëjtë si tentimi i drejtorëve të klinikave të Shkupit për të shpëtuar Filipçen.

Ju bëj thirrje që urgjentisht të ndaloni presionet e këtilla, leni hetuesit të bëjnë detyrën e tyre pa ndërkëmbëza politike. Respektoni viktimat dhe familjet e tyre, si dhe stafin mjekësor që edhe ashtu e keni lënë të punojë në kushte mizore.

Ju siguroj se, o sot o nesër, përgjegjësit për djegjen e 14 shpirtrave, si dhe ata që pengojnë hetimin, kërcënojnë e shantazhojnë, do të zbulohen dhe do të dalin para drejtësisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy