
Dronët ukrainas kanë goditur një rafineri nafte të operuar nga Rosneft në Rusinë jugore, tha sot një burim ukrainas.
Sulmi gjatë natës shkaktoi një zjarr në fabrikën e orientuar drejt eksportit në qytetin e Tuapse, por zyrtarët lokalë rusë thanë më herët sot se ai ishte shuar.
“Sipas informacioneve paraprake, nuk ka viktima apo të lënduar”, shkroi në Telegram Sergei Bojko, kreu i sektorit Tuapse.
Largest Rosneft oil refinery on the Black Sea, Putin’s crony Sechin’s pride and joy, is ablaze in Tuapse after a reported drone attack. Perhaps the most effective sanctions against Russia to date pic.twitter.com/LwmFFwfF4C
Advertisement— Maria Avdeeva (@maria_avdv) January 25, 2024
Nuk kishte asnjë koment nga Rosneft, prodhuesi më i madh i naftës në Rusi.
Burimi ukrainas tha se shërbimi i sigurisë SBU kishte goditur rafinerinë me dronë dhe do të vazhdojë të sulmojë objektet që ofrojnë karburant për pushtimin e Rusisë, i cili shënon dy vjet muajin e ardhshëm.
#BREAKING
Ukrainian drones hit Rosneft oil refinery in Tuapse. pic.twitter.com/NOI52D0qqm
Advertisement— Heyman_101 (@SU_57R) January 24, 2024
“SBU po godet thellë brenda Federatës Ruse dhe po vazhdon sulmet ndaj objekteve që nuk janë vetëm të rëndësishme për ekonominë ruse, por ofrojnë lëndë djegëse për trupat e armikut”, tha burimi për Reuters.
Kanalet jozyrtare në Telegram treguan imazhe të zjarrit dhe gjithashtu raportuan se ai ishte shkaktuar nga dronët./vizionplus.tv