Sulmet ukrainase brenda Rusisë dhe territorit të kontrolluar nga Moska po bëhen një tipar gjithnjë e më i zakonshëm i luftës.
Sipas analistëve , sulmet e së dielës e tregojnë qartë këtë gjë. Raketat ukrainase goditën urat që lidhin rajonet e pushtuara të Ukrainës me gadishullin e Krimesë.
Gjithashtu, Kievi goditi një nga cisternat më të mëdha të naftës ruse me një dron brenda 24 orëve nga një sulm në një bazë detare në portin e Detit të Zi.
Po ashtu, një varg sulmesh me dron kanë shenjestruar gjithashtu qytetet ruse, përfshirë Moskën . Megjithëse sulmet e fundit në kryeqytetin rus nuk raportohet se shkaktuan viktima apo te plagosur ato i kanë shqetësuar banorët dhe kanë krijuar një ndjenjë se shtrirja e konfliktit po kalon përtej kufirit.
Ndërkohë në një deklaratë presidenti zelnsky tha se sistemet e mbrojtjes ajrore të dhuruara Ukrainës nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë arritur “rezultate të rëndësishme” në fushëbetejë. Por fatëkeqëssht Një ish-deputet ukrainas është vrarë duke luftuar në vijën e frontit në rajonin e Zaporizhzhia.Serhiy Slabenko shërbeu në parlament nga viti 2002 deri në 2006.