Policia në Shkup ka shqiptuar 113 gjoba, 48 për vozitje të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme ka vijuar dje (28.01.2024) me kontrollet aksionare në zonën e qarkullimit rrugor.

Siç njoftojnë nga MPB, vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 113 gjoba, nga të cilat 48 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, nëntë për vozitje pa patentë shofer, dhjetë sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, dy gjoba për kalim në semafor të mbyllur.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB.

The post Policia në Shkup ka shqiptuar 113 gjoba, 48 për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy