minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Janë shqiptuar 157 gjoba në Shkup, 46 për vozitje të shpejtë - Struga.info


Janë shqiptuar 157 gjoba në Shkup, 46 për vozitje të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në territorin e qytetit të Shkupit mbrëmë, janë shqiptuar gjithsej 157 gjoba, mes të cilëve 46 sanksione për ngasje me shpejtësi më të madhe se e lejuara, pesë për ngasje pa patent shoferi dhe katër për automjete të paregjistruara, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Janë shqiptuar edhe 10 sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes, 21 shkelje të kryera nga motoristët dhe 41 sanksione për parkim të paligjshëm.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe u bëjnë apel qytetarëve që t’i respektojnë rregullat dhe dispozita e trafikut në mënyrë që të rritet siguria në trafik.

The post Janë shqiptuar 157 gjoba në Shkup, 46 për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy