MPB: 83 gjoba për vozitje të shpejtë në autostradën Shkup-Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njësia e Sigurisë së Qarkullimit në Trafik pranë Ministrisë për Punë të Brendshme dje (25.01.2021) zhvilloi një kontroll të intensifikuar të veprimit në zonën e trafikut në autostradën Shkup-Tetovë, duke sanksionuar 83 shoferë që vozisnin më shpejt se sa ishte e lejuar.

Nga MPB thonë se dy shoferë kanë vozitur madje deri 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar, ndërsa 27 shoferë kanë vozitur mbi 50 kilometra në orë mbi atë të lejuarën.

“Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ne apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB./Telegrafi/

MPB: 83 gjoba për vozitje të shpejtë në autostradën Shkup-Tetovë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy