minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Tragjedia në familje, policia del me reagimin zyrtar, kush janë nënë e bijë që u gjetën të vdekura në banesë - Struga.info


Tragjedia në familje, policia del me reagimin zyrtar, kush janë nënë e bijë që u gjetën të vdekura në banesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjedia në familje, policia del me reagimin zyrtar, kush janë nënë e bijë që u gjetën të vdekura në banesë

Policia e Korcës ka dalë me reagimin zyrtare për ngjarjen e rëndë ku u gjetën nënë e bijë të pajeta në banesë.

Sipas bluve, dy viktimat, Eleni dhe Ornela Vangjeli 75 dhe 54 vjeç kanë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

“Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

Advertisement

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy