“Çmenden” nënë e bijë/ Rrahin e bëjnë për spital 25-vjeçaren

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Çmenden” nënë e bijë/ Rrahin e bëjnë për spital 25-vjeçaren

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi akuzohen se kanë dhunuar një 25 -vjeçare.

Mësohet se është arrestuar shtetësja në F. Gj., 59 vjeçe dhe F. Z., 28 vjeçe, përkatësisht nënë dhe bijë.

Të arrestuarat akuzohen se kanë dhunuar, shtetasen A.D. 25 vjeçe, ish-bashkëshortja e djalit të 59-vjeçares.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetaset F. Gj., 59 vjeçe dhe F. Z., 28 vjeçe, banuese në Durrës, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së djalit të 59-vjeçares, shtetases A. D., 25 vjeçe, banuese në Durrës.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy