Blinken në Egjipt për bisedime, do të takohet me presidentin egjiptian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Blinken në Egjipt për bisedime, do të takohet me presidentin egjiptian

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Egjipt dhe po shkon në Kajro, ku do të takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi.

Ditën e djeshme  Blinkeni filloi turneun e tij të pestë në Lindjen e Mesme duke u takuar me princin e kurorës saudit në Riad, raporton The Guardian.

Blinkeni dhe princi i kurorës Mohammed bin Salman diskutuan “koordinimin rajonal për të arritur një fund të qëndrueshëm të krizës në Gaza”, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Ata folën gjithashtu për “nevojën urgjente për të ulur tensionet rajonale”, tha Miller, duke iu referuar një rritjeje të sulmeve në të gjithë rajonin që ka shkaktuar kundërsulme nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj.

Advertisement

Blinkeni nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve ndërsa u kthye në hotelin e tij./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy