minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Ndërhyri për të liruar një të burgosur në vitin 2021, kalon për gjykim dosja ndaj avokatit, Arjan Cengu - Struga.info


Ndërhyri për të liruar një të burgosur në vitin 2021, kalon për gjykim dosja ndaj avokatit, Arjan Cengu

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj tre të pandehurve, Arjan Cengu, Bari Iseberi dhe Musli Lleshaj.

Arjan Cengu, ish-shofer në prokurorinë e Kukësit, u arrestua me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se ka ndërhyrë për lehtësimin e masës së sigurisë, ndaj shtetasit Fatri Iseberi, i arestuar për kundërshtim të punonjësve të policisë.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 08.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Arjan CENGU, Bari ISEBERI, Musli LLESHAJ për kryerjen e veprave penale: “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet ne njoftim.

Tre të pandehurit akuzohen për veprën penale ““Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy