Prokuroria e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj tre të pandehurve, Arjan Cengu, Bari Iseberi dhe Musli Lleshaj.
Arjan Cengu, ish-shofer në prokurorinë e Kukësit, u arrestua me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se ka ndërhyrë për lehtësimin e masës së sigurisë, ndaj shtetasit Fatri Iseberi, i arestuar për kundërshtim të punonjësve të policisë.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 08.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Arjan CENGU, Bari ISEBERI, Musli LLESHAJ për kryerjen e veprave penale: “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet ne njoftim.
Tre të pandehurit akuzohen për veprën penale ““Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.