minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Erbim Fagu në krye të Tiranës, bardheblutë me trajner të ri pas shkarkimit të Julian Ahmataj - Struga.info


Erbim Fagu në krye të Tiranës, bardheblutë me trajner të ri pas shkarkimit të Julian Ahmataj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erbim Fagu në krye të Tiranës, bardheblutë me trajner të ri pas shkarkimit të Julian Ahmataj

Tirana zyrtarizoi këtë të martë emërimin në krye të stolit të Erbim Fagut, trajnerin e tretë brenda këtij sezoni.

36-vjeçari mori drejtimin e bardhebluve pas largimit nga detyra të julian ahmatajt, i cili u shkarkua nga presidenti Refik Halili pas humbjes së fundit në derbi.

Erbim Fagu vitet e fundit ka trajnuar ekipe moshash dhe të rriturish në kategoritë inferiore të holandës, por në sezonin 2021-2022 ka qenë asistent tek Tirana. Si futbollist, Fagu ka luajtur për vite me radhë në nivele të larta para se të dëmtohej.

Ai ka qenë pjesë e elbasanit, besës, skënderbeut dhe mbi të gjitha tiranës. Ndaj bëhet fjalë për një rikthim tek bardheblutë.

Advertisement

Tirana është në vendin e katërt në kampionat dhe rrezikon vendin që e mban në play offin e titullit. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy