Ndizet lufta për titullin kampion/ Teuta fundos Tiranën, bardheblutë bien pas 6 muajsh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndizet lufta për titullin kampion/ Teuta fundos Tiranën, bardheblutë bien pas 6 muajsh

Tirana është mposhtur me rezultatin 1-0 nga Teuta në Durrës dhe momentalisht është 6 pikë larg Kukësit, duke ndezur garën për titull. Kujtojmë që bardheblutë kishin plot 6 muaj pa humbje. Disfata e fundit e kryeqytetasve ka qenë më 7 dhjetor të vitit 2019 në atë humbje 1-3 ndaj Kukësit.

Takimi është vendosur nga një gol i vetëm, ai i shënuar nga Emiljano Vila, pas një aksioni fantastik të bregdetarëve.

Ndeshja ka qenë e mbushur me emocion ku rastet për shënim nuk kanë munguar nga asnjëra palë, madje kanë qenë të shumta.

Me këtë fitore durrsakët janë ngjitur ne vendin e pestë me 44 pikë dhe është vetëm dy pikë poshtë Laçit të vendit të katërt, ku me Skënderbeun e dënuar që është në vend të tretë, ky pozicion të çon në Europë.

Advertisement

Kjo humbje e Tiranës vjen pas 17 ndeshjesh (kupë, kampionat) ku kishin regjistruar 16 fitore dhe një barazim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy