Pas 30 vitesh pritjeje, Liverpool shpallet kampion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas 30 vitesh pritjeje, Liverpool shpallet kampion

Pas 30 vitesh pritjeje, Liverpool shpallet kampion

Pritja e gjatë 30-vjeçare merr fund. Liverpool shpallet kampion i Anglisë dhe kjo falë Chelsea që mundi Manchester City me rezultatin 2-1.

Liverpool për ndeshjet e mbetura në këtë sezon i nevojitej vetëm një fitore për t’u shpalllur kampion, por këtë ia lehtësuan londinezët e Lampard.

Ky është titulli 19-të për The Reds, herën e fundit e kishin fituar në sezonin 1989-1990. Një arritje për trajnerin Kloop, kjo edhe në aspektin personal, i cili pas suksesit për Champions League vitin e kaluar, tani sallës së trofeve i shtohet trofeu u shumëpritur.

Advertisement

Por, megjithë pritjen e tre muajve për të festuar këtë moment për shkak të koronavirusit, tifozëve iu është kërkuar nga kryetari i bashkisë që të “qëndrojnë në shtëpi”.

You'll Never Walk Alone | PL Champions 19/20

Tell the world…We are Liverpool, champions of England.

Advertisement

Posted by Liverpool FC on Thursday, June 25, 2020

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy