Trajneri zviceran “masakron” Shaqirin: Nuk është kampion, pas 10 vitesh s’do ta njohë njeri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trajneri zviceran “masakron” Shaqirin: Nuk është kampion, pas 10 vitesh s’do ta njohë njeri

Xherdan Shaqiri është paralajmëruar se askush nuk do ta kujtojë mbas 10 vitesh, me trajnerin zviceran Arno Rossini që pretendon se sulmuesi i Liverpool-it nuk është “kampion”, pavarësisht se gëzon triumfet e titullit në Gjermani dhe Angli. Aktualisht, sulmuesi i lindur në Kosovë po shijon titullin historik të Premier League, të cilën skuadra e tij e fitoi pas 30 vitesh. Në fakt, Xherdani ka marrë pjesë vetëm në 10 ndeshje, në të gjitha garat e këtij sezoni, por shton një tjetër medalje të artë në “palmaresin” e tij mbresëlënës tashmë.

Shaqiri më parë fitoi “tripletën” me Bayern Munich (2012-2013), ndërsa më pas do të transferohej te gjigantët italianë të Interit, sepse ishte “tepricë” te kampionët bavarezë. Sidoqoftë, ai ka luftuar për t’u bërë një yll. Shumë e besuan këtë gjë, pasi shpërtheu në skenën europiane me FC Basel. Rossini konsideron se 28-vjeçari e ka humbur talentin e tij, teksa e gjen veten përsëri në “tepricat” e Liverpool-it. “Xherdani nuk është një kampion, – thotë Rossini, i cili ka drejtuar FC Sion dhe FC Locarno, pavarësisht se shqiptari ka luajtur 82 ndeshje me Zvicrën.

– Ne nuk mund të themi se ai la gjurmë në ekipet, me të cilat fitoi trofe. Ai ishte protagonist te FC Basel, sigurisht jo te Bayerni dhe Liverpool-i. Le të themi se me kalimin e viteve, ai shpesh i ka ndjekur ndeshjet e ekipeve të tij si spektator. Dhe miliona janë paguar për të. Duke marrë parasysh gjithçka, kjo më bën të mendoj se me Zvicrën nuk jep gjithmonë më të mirën. Sigurisht, Xherdani është duke mbushur xhepat, duke parë që llogaria e tij bankare rritet në mënyrë dramatike. Nuk e di për sa, por në 10 vite mendoj se askush nuk do ta kujtojë Shaqirin, duke menduar skuadrat e shkëlqyera në të cilat ka luajtur”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy