Legalizoi pallatin në kundërshtim me ligjin, merret në hetim drejtori i Kadastrës në Lezhë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Legalizoi pallatin në kundërshtim me ligjin, merret në hetim drejtori i Kadastrës në Lezhë

Krahas 11 punonjësve është pezulluar nga detyra dhe Drejtori i Agjensisë së Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj dhe përgjegjesi i legalizimeve, Artur Shabaku.

Ata janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Lezhës per veprën penale “Shpërdorim Detyre”, dhe në kuader të këtij hetimi prokuroria, Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës.

Sipas Prokurorisë dy zyrtaret e Kadastrës kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shengjjn në kundërshtim me ligjin. Vendimi i pezullimit është ankimuar në Gjykaten e Apelit, ndërsa pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjës pasi akuzohen për mosbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në shtet të një siperfaqe toke të tjetetersuar në zonen e Ranës e së Hedhur në Shengjin./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy