minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Një nga këngëtarët më të dashur, Anxhelo Koçi flet për rrugëtimin e tij në muzikë: Në fillim demoralizohesha - Struga.info


Një nga këngëtarët më të dashur, Anxhelo Koçi flet për rrugëtimin e tij në muzikë: Në fillim demoralizohesha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një nga këngëtarët më të dashur, Anxhelo Koçi flet për rrugëtimin e tij në muzikë: Në fillim demoralizohesha

Këngëtari Anxhelo Koçi ka rrëfyer karrierën dhe vështirësitë që ka hasur në një intervistë në emisionin “Vizioni i Pasdites” me moderatoren Brikena Pirfti.

Ai ka thënë se fillimin e tij e shikon si emocionues, pasi atje nisi ëndrra e tij.

“Shumica do e përshkruante si një gjë të vështirë, unë do e emërtoja si një emocion shumë të bukur, sepse aty nis ëndrra jote. Aty merr ato vlerësimet e para dhe ky është emocion shumë i veçantë. Unë karrierën e kam nisur në një televizion dhe vetë televizioni të dhuron emocione shumë të forta.

Kam qenë diku te 15 vjeç dhe nga konkurrentët duhet të zgjidheshin vetëm 6 veta, por arrita në finale dhe u vlerësova me një çmim”, ka thënë ai.

Advertisement

Anxhelo tregoi edhe disa nga artistët të cilët i vlerëson dhe ka pasur bashkëpunime të suksesshme, duke filluar nga Stresi dhe Elinel e deri te Big Basta, nga i cili ka mësuar shumë për të hapur një studio muzikore.

Ndër të tjera muzikanti ka treguar se kur disa këngë të tij nuk pëlqeheshin, kjo e demoralizonte, megjithatë ai nuk hoqi dorë nga pasioni tij.

“Unë do të cekja një gjë. Kur unë kam bërë muzikë dhe e kam nisur ishin ca faza që bëja një këngë që nëjra përlqehej më shumë, njëra më pak dhe kjo më bënte që të deri diku të demoralizohesha e të ndaloja ëndrrën time. Më vonë kuptova se janë këto vështirësi që na bëjnë më të fortë dhe të korrigjojmë gabimet tona”, tha Anxhelo Koçi. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy