minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Megan Fox, një nga gratë më të bukura në botë, flet për pasiguritë që ka me pamjen e saj: “Nuk e kam dashur kurrë trupin tim” - Struga.info


Megan Fox, një nga gratë më të bukura në botë, flet për pasiguritë që ka me pamjen e saj: “Nuk e kam dashur kurrë trupin tim”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Megan Fox, një nga gratë më të bukura në botë, flet për pasiguritë që ka me pamjen e saj: “Nuk e kam dashur kurrë trupin tim”

Ajo mund të konsiderohet si një nga femrat më të bukura në Hollywood, por kjo nuk do të thotë se ajo ndihet e tillë. Megan Fox, aktorja e njohur e “Transformers”, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Sports Illustrated”, ku ndër të tjera ka zbuluar se nuk e ka dashur kurrëtrupin e saj dhe se vuan nga çrregullimi trupor dismorfik. “Unë kurrë nuk e shoh veten ashtu siç më shohin të tjerët. Nuk ka pasur një moment në jetën time që ta kam dashur trupin tim. Kurrë, kurrë”- tha ajo.

 

Megan Fox, një nga gratë më të bukura në botë,

 

Advertisement

Megan Fox, një nga gratë më të bukura në botë,

Kjo nuk është hera e parë që Fox flet hapur për problemet me trupin. Në një intervistë të përbashkët me Machine Gun Kelly në “British GQ Style” në tetor të vitit 2021, ajo tha: “Unë kam shumë pasiguri të thella. Mendoj se ose e futa veten, ose i lejova njerëzit e tjerë të më fusin në këtë kuti të çuditshme që nuk më përshtatet, aty ku nuk e kisha jetuar jetën time si vetja për një kohë të gjatë. Trupi im dukej sikur i përkiste familjes sime, apo Hollywood-it.”/Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy