Aksident i rëndë në Tepelenë, përfshihen tre automjete, raportohet për një viktimë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident i rëndë në Tepelenë, përfshihen tre automjete, raportohet për një viktimë

Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur në bypassin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër.

Njeri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që lëviznin në kahun e kundërt. Si pasojë e përplasjes ka ngelur i vdekur në vend një prej drejtuesve të mjeteve ndërkohë që janë lënduar tre të tjerë. Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Gjirokastres për të marrë ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy