
Përtej karakterit të saj pa komplekse dhe ekspresiv, Xhesika Polo ka tërhequr vëmendje në “Ferma VIP” edhe me rrëfimet për ish-partnerin që në rastet e personazheve publik janë të rralla.
Fermerja ka folur edhe për raportin që ruan me ish-vjehrrën dhe ish-kunatën, të cilat e surprizuan me lule në Ferma VIP.
Ish partneri i Xhesikës është Anxhelo, ai është muzikant dhe që e shoqëron këngëtaren gjatë performancave në netët “live” dhe çifti kanë qenë më shumë se 4 vite me njëri-tjetrin.
” E takoj të paktën një herë në javë ish-kunatën, e kam shoqe shpirti. Me Anilën ish-vjehrrën flas shumë, jam shumë e lidhur me të. I kam familje. Kur nuk është ish i dashuri shkoj e takoj familjen e tij në shtëpi. Është e mrekullueshme. Ja puth duart dhe këmbët aq shumë e dua, si nënën time”, është shprehur Xhesika për nënën e ish-partnerit në Ferma VIP./vizionplus.tv