E veja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny thotë se presidenti rus Vladimir Putin është i paparashikueshëm.
Julia Navalny pretendon nuk mund të përjashtohet mundësia që një ditë presidenti rus të përdorë armë bërthamore.
“Ne nuk e dimë se çfarë të presim prej tij,” tha Julia Navalnaya për agjencinë gjermane të lajmeve (dpa).
Navalny e krahasoi situatën me pushtimin rus të Ukrainës, duke thënë se ajo nuk priste që Putini të shkonte në ofensivë, duke pasur parasysh lidhjet e forta midis dy vendeve.
“Megjithatë ai vendosi ta bënte. I tmerron njerëzit, i mban në frikë. Askush nuk e di se çfarë do të bëjë Putini më pas”.
Kujtojmë se Putini nisi ofensivën për pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022. Navalnya tha gjithashtu se ajo nuk është e sigurt se Putin ka “strategji të fortë”.
Ajo komentoi gjithashtu arrestimet e fundit të disa spiunëve të dyshuar rusë në Evropë, duke thënë se ato janë një tjetër tregues se Putini ka bërë prej kohësh luftë në zemrën e Evropës, duke përdorur çdo mjet të nevojshëm./vizionplus.tv/