
Rrota e përparme e një avioni Boeing 737 i Corendon Airlines shpërtheu gjatë uljes në një aeroport në turqinë jugore. Ky është avioni i tretë i gjigantit amerikan të prodhimit të avionëve që shfaq probleme.
Ministri turk i transportit njoftoi se të gjithë 190 personat në bord, 184 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe nuk pati viktima.
Avioni u ngrit nga Këlni , Gjermani dhe u ul në aeroportin Alanya-Gazipasa të Antalias, tha ministri Abdulkadir Uraloglou.
Corendon Airlines’a ait Köln-Gazipaşa seferini yapan Boeing-737-800 tipi uçak Gazipaşa – Alanya Havalimanı pistine inişinden sonra lastik patlamış ve ön dikmede hasar meydana gelmiştir.
AdvertisementPistte güvenli bir şekilde duran uçağın yolcu tahliyesi hızla tamamlanmıştır. Pist,… pic.twitter.com/c5t4UFgAtR
— Dr. Hüseyin KESKİN (@dhmihkeskin) May 9, 2024
“Të gjitha agjencitë përkatëse kanë qenë në vendngjarje dhe në gatishmëri. Falë Zotit nuk pati asnjë të lënduar mes 184 pasagjerëve dhe 6 anëtarëve të ekuipazhit”, tha ai në postimin e tij në platformën X.
Sipas të dhënave fillestare, nuk pati dëmtime në pistën, e cila ishte e mbyllur përkohësisht.
Ekspertët thonë se incidente të tilla janë të zakonshme dhe zakonisht kërkojnë vetëm riparime të vogla, por në disa raste avioni mund të ketë nevojë të evakuohet ose të nisë një hetim për të gjetur mbetjet e gomave në pistë.
#Güncelleme / Corendon Uçağının İnişte Tekeri Patladı
Alanya Gazipaşa Havalimanı bu süre boyunca uçuşlara kapalı olacak.
Corendon Havayolları’nın 9H-TJF tescilli Boeing 737 uçağının #XC1031 Köln – Alanya Gazipaşa inişinde ön tekeri patlamış uçak ön dikme üzerine inmişti.… pic.twitter.com/UoJZCvlIdF
Advertisement— HavaSosyalMedya (@HavaSosyalMedya) May 9, 2024
“Mallkimi” i Boeing-ut
Brenda tre ditësh tre avionë Boeing paraqitën probleme. Në Senegal, një Boeing 737 paraqiti një problem në ngritje, doli nga pista dhe ndaloi në shkurre, duke rezultuar në plagosjen e 11 pasagjerëve, katër prej të cilëve rëndë. Sipas gazetës Daily Mail, në bordin e avionit Transair ndodheshin gjithsej 78 persona. Videot dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dëmtimin e motorit të majtë të avionit.
Transair 737-300 substantially damaged after overrunning the runway while landing at Dakar Airport, Senegal. 73 passengers were able to evacuate with minor injuries. pic.twitter.com/s82XZ3hdkj
Advertisement— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) May 9, 2024
Dje, një aeroplan mallrash i FedEx Airlines Boeing 767 bëri një ulje emergjente në aeroportin e Stambollit pa pajisjen e përparme të uljes, por arriti të qëndronte në pistë, tha Ministria Turke e Transportit, duke sqaruar se nuk kishte të lënduar.
Boeing 767, i cili po fluturonte nga aeroporti Roissy-Charles de Gaulle në Paris, informoi kullën e kontrollit në aeroportin e Stambollit se pajisjet e uljes nuk u hapën dhe u ul sipas udhëzimeve të kullës së kontrollit, tha ministria e transportit në një deklaratë.