VIDEO/ Panik në ajër, avionit Boeing i shkëputet një pjesë gjatë fluturimit në 3 mijë metra lartësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Panik në ajër, avionit Boeing i shkëputet një pjesë gjatë fluturimit në 3 mijë metra lartësi

Një Boeing 737-800 i Southwest Airlines me drejtim në Houston u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit pasi një mbulesë motori ra dhe goditi krahun, tha Administrata Federale e Aviacionit të SHBA.

Administrata Federale e Aviacionit Amerikan tha se hetimi është në vazhdim.

Kompania ajrore “Southwest Airlines” deklaroi se ekipet e mirëmbajtjes do të inspektojnë avionin, i cili u ngrit në orën 7:49 të mëngjesit me orën lokale dhe u kthye në aeroport në orën 08:15.

Fluturimi arriti një lartësi prej rreth 3,000 metra përpara se të kthehej i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit 25 minuta pas nisjes.

Në bord kishte 135 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe nuk ka pasur të lënduar. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy