Krujë, 336 apartamente gati për t’iu dorëzuar familjeve të prekura nga tërmeti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krujë, 336 apartamente gati për t’iu dorëzuar familjeve të prekura nga tërmeti

336 apartamente janë gati dhe po i dorëzohen banorëve të Krujës, të cilëve iu dëmtuan shtëpitë e vjetra nga tërmeti.

Kryeministri Rama bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtorin e Fondit Shqitur të Zhvillimit, Dritan Agolli, ishin në këtë lagje të re për t’u dorëzuar çelësat e apartamenteve të reja disa prej banorëve.

“Këtu kryeministër, kemi 19 godina të cilat kanë 336 njësi të tre tipologjive, pra 1+1, 2+1 dhe 3+1. Ndërkohë që jemi gati edhe me infrastrukturën urbane të brendshme që ka qenë pjesë e kësaj pakete”, u shpreh zëvendëskryeministrja Balluku.

Kryeministri Rama, takoi disa nga qytetarët përfitues nga Programi i Rindërtimit, të cilët shprehën falënderime dhe mirënjohjen për punën e bërë.

Advertisement

“Ju falënderojmë shumë, zoti Kryeministër për angazhimin që bëtë ju dhe qeveria juaj për ta përballuar atë situatë në të cilën ne ishim në vështirësi dhe zgjidhja erdhi”.

Çdo godinë është e pajisur dhe me parkimin nëntokësor, ndërkohë shorti vazhdon për të gjithë banorët përfitues.

“E rëndësishme është që këto janë kthyer në një lagje me gjithë funksionet e tyre, bashkë me parkime nëntokësore. Këtu ka dhe mini sheshe që në vazhdimësi do të kthehen në kënde për fëmijët. Këto i japin një element urban, përtej rindërtimit dhe aspektit social të banesave”, tha Agolli.

Në Krujë kjo është lagja që përmbyll Programin e Rindërtimit i cili ka krijuar kushtet optimale që familjet të kenë sërish shtëpinë e tyre të re, më të fortë, më të bukur dhe mbi të gjitha falas.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy