Lufta në Ukrainë, sulm me raketa ruse në Dnipro, tetë të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta në Ukrainë, sulm me raketa ruse në Dnipro, tetë të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Një sulm me raketa ruse në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, plagosi tetë persona, duke përfshirë dy fëmijë, dhe dëmtoi infrastrukturën civile herët në mëngjes, thanë autoritetet ukrainase.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se rrëzuan dy raketa lundrimi Iskander-K në zonë. Mbetjet  e tyre dëmtuan infrastrukturën civile, shkaktuan  zjarr dhe plagosën banorë, tha guvernatori rajonal Serhi Lisak.

Përveç gjashtë të rriturve, sipas raporteve fillestare nga guvernatori dhe shërbimet e urgjencës shtetërore, u plagosën një djalë një muajsh dhe një fëmijë 17 vjeç.

Për shkak të sulmit, makinat u dëmtuan dhe u thyen xhamat në ndërtesat e banimit dhe një spital, tha Lisak përmes Telegram. Kryebashkiaku i Dnipro Boris Filatov shtoi se të paktën 47 shtëpi dhe një shkollë u dëmtuan.

Forcat ruse gjithashtu rrëzuan katër drone gjatë një sulmi natën. Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se rrëzuan dy prej tyre në rajonin verior të Chernihiv./vizionplus,tv.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy