Të paktën tre të vdekur dhe njëzet të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të paktën tre të vdekur dhe njëzet të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë

Të paktën tre persona u vranë dhe njëzet u plagosën në sulmet ruse mbrëmë në provincën Dnipropetrovsk, në jug të Ukrainës, sipas autoriteteve

“Një ndërtesë pesëkatëshe u përfshi nga flakët në Dnipro. Është pjesërisht e shkatërruar. Mund të ketë njerëz nën rrënojat”, tha guvernatori rajonal Serhii Lysak në Telegram, duke iu referuar gjithashtu dëmeve në një rreth të Krivi Rykh, në jugperëndim të Dnipro.

Sipas Mykola Lukasuk, kreu i këshillit rajonal të Dnipropetrovsk, dy persona u vranë dhe 15 u plagosën në shpërthimin që shkatërroi dy katet e fundit të ndërtesës në qendër të Dnipro.

Advertisement

Një tjetër grua u vra në rrethin Sinelnikivski, në pjesën juglindore të qytetit të Dnipro, dhe dy persona të tjerë, duke përfshirë një vajzë 14-vjeçare, u plagosën, shtoi Lukaszuk.

Në Krivi Rykh, në perëndim të Dnipro, tre persona – dy burra dhe një grua – u plagosën nga një goditje kundër infrastrukturës së qytetit, tha kreu i administratës ushtarake lokale, Oleksandr Vilkul, pwrmes Telegramit.

Në Rusi, Vyacheslav Gladkov, guvernator i rajonit të Belgorodit, njoftoi se 25 objektiva ajrore u rrëzuan ndërsa po shkonin për në qytetin me të njëjtin emër, pranë kufirit me Ukrainën. Gladkov shtoi në një postim në Telegram se nuk kishte të lënduar, por vuri në dukje se disa ndërtesa u dëmtuan./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy