Donatella Versace është vlerësuar me një nga nderimet më të larta kombëtare të Italisë për kontributin e saj në modën dhe kulturën italiane.
Pak ditë më parë, ajo mori pjesë në një ceremoni private të zhvilluar në Ministrinë e Brendshme në Milano, ku u shpall Oficere e Madhe e Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane.
Ajo u takua edhe me presidentin italian Sergio Mattarella.
AdvertisementView this post on Instagram
A post shared by Donatella Versace (@donatella_versace)
“Jam shumë e nderuar që marr këtë çmim nga Presidenti i Italisë ”, tha Donatella Versace në një deklaratë në llogarinë e saj personale në Instagram, duke shtuar: “Është një njohje jo vetëm për mua, por për kompaninë që kemi themeluar para katër dekadash, për ekipin tim fantastik dhe për komunitetin global të Versace.”
Ajo u nominua për këtë çmim nga deputeti dhe aktivisti Alessandro Zan./vizionplus.tv