27-vjeçarja italo-shqiptare i jep fund jetës në burg, kryefjalë e mediave italiane/ Gjyqtari: Ku gabova? (FOTO-t)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
27-vjeçarja italo-shqiptare i jep fund jetës në burg, kryefjalë e mediave italiane/ Gjyqtari: Ku gabova? (FOTO-t)

Donatela Hoda është kthyer në kryefjalën e mediave italiane së fundmi. 27-vjeçarja italo-shqiptare vrau veten në burg, pasi ishte dënuar për vjedhje.

 

Ajo kishte varësi nga droga dhe gjashtë vitet e fundit të jetës së saj i kishte kaluar mes burgut dhe lirisë, pasi ishte ndaluar disa herë për vjedhje.

 

Advertisement

 

Vincenzo Semeraro , gjyqtari mbikëqyrës i Gjykatës së Veronës, shkroi një letër që u lexua në kishë gjatë funeralit të Donatella Hodo , “Një e re që luftoi me problemet e varësisë nga droga dhe me një brishtësi e madhe. Ajo doli dhe kthehej në qeli vazhdimisht për vjedhje të vogla të lidhura me drogën, e la veten të vdiste natën e 2 gushtit, duke thithur gaz nga soba që kishte në qeli”.

 

Advertisement

Gjyqtari ka treguar për Corriere Della Sera se kontakti i parë që kishte patur me Donatela Hodo, kishte qenë në vitin 2016, në arrestimin e saj të parë. Në gjashtë vite, Vincenzo Semeraro, kishte krijuar një marrëdhënie të veçantë edhe pse situata e Donës menaxhohej nga një gjyqtar tjetër, Andrea Mirenda, i cili një ditë më parë i dërgoi ngushëllimet familjes të së resë.

 

Por, doktor Semeraro e njihte prej vitesh dhe kishte krijuar një marrëdhënie të veçantë me të. Gjesti ekstrem i asaj vajze të brishtë në moshën 27-vjeçare la gjurmë tek ai që koha nuk do ta fshijë.

Advertisement

 

 

Në intervistën e tij me median italiane ai është shprehur se I bën shpesh pyetjen vetes se ku ka gabuar me rastin e Donatela Hodos.

Advertisement

 

“U bë një javë që kur Donatella kreu gjestin e saj tragjik që unë i bëj vetes një mijë pyetje. Ku gabova, në çfarë? Sa herë që një person në burg merr jetën e tij, kjo do të thotë se i gjithë sistemi ka dështuar. Në rastin e Donatellës, unë isha pjesë e sistemit pasi e kisha ndjekur rastin e saj për gjashtë vjet. Pra, si sistemi, edhe unë kam dështuar”.- mësohet të ketë thënë gjyqtari.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy