“Jemi gati për Kroacinë”, Mitaj: Italinë e kemi hedhur pas krahëve, Broja vendimtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jemi gati për Kroacinë”, Mitaj: Italinë e kemi hedhur pas krahëve, Broja vendimtar

Pavarësisht humbjes ndaj Italisë, atmosfera te Shqipëria është shumë e mirë. Një gjë të tillë e thotë edhe mbrojtësi Mario Mitaj, i cili shton se kuqezinjtë kanë lënë pas disfatën dhe duan pikë ndaj kroatëve.

“E kemi harruar ndeshjen me Italinë dhe mërzinë që patën nga ajo ndeshje. Tani po përgatitemi sa më shumë, po analizojmë kundërshtarin. Do të futemi në fushë me të njëjtin personalitet. Shpresoj të luajmë më mirë dhe të marrim pikë”, tha Mitaj.

Mbrojtësi i talentuar mendon se Broja ka aftësitë për t’i bërë dëm Kroacisë.

“Besoj se në përgjithësi të gjithë ne mund të luftojmë për të luajtur sa më mirë me Kombëtaren. Kemi lojtarë si Broja me cilësitë e tij dhe Asani me goditjet e tij. Të luajmë sa më mirë dhe ta çojmë Kombëtaren sa më lart. Të gjithë lojtarët, por mendoj se Broja mund të jetë lojtari që mund të bëjë dëm”, tha Mitaj.

Advertisement

Përballja e dytë në grupin B ndaj Kroacisë luhet të mërkurën, ora 15:00 në Hamburg./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy