minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare bllokon 16 mjete lundruese, gjobiten pronarët - Struga.info


Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare bllokon 16 mjete lundruese, gjobiten pronarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare bllokon 16 mjete lundruese, gjobiten pronarët

Policia Kufitare ka bllokuar 16 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë.

Mjetet e bllokuara janë 12 jet ski, 2 skafë dhe 2 gomone.

7 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

6 prej mjeteve lundruese të bllokuara, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masë administrative 100 000 lekë.

Advertisement

Drejtuesit e 10 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili, me masa administrative 10 000 – 20 000 lekë, për mungesë dokumentacioni./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy