UEFA rrit masat e sigurisë, tifozët që hyjnë në fushë përballen me akuza penale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
UEFA rrit masat e sigurisë, tifozët që hyjnë në fushë përballen me akuza penale

UEFA ka njoftuar në një deklaratë se po shton masat e sigurisë në stadiumet e Euro 2024 për të minimizuar hyrjen e tifozëve në fushë gjatë ndeshjeve.

Pasi ka marrë kritika të ashpra për incidentet e shumta të tifozëve që pushtojnë fushat e lojës gjatë garës, Konfederata Evropiane e Futbollit ka njoftuar se po shton dhe shtrëngon masat e sigurisë, si në stadiume ashtu edhe në ambientet stërvitore të skuadrave.

Për arsye sigurie, UEFA nuk ka bërë të ditur ndryshimet e sakta që do të zbatojë, duke kujtuar se kushdo që hyn në fushë, nuk do të mund të shikojë nga afër asnjë ndeshje tjetër të Euro 2024 dhe gjithashtu do të përballet me akuza penale. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy