minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Pesë arsye të forta përse duhet të hani më shpesh ananas - Struga.info


Pesë arsye të forta përse duhet të hani më shpesh ananas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pesë arsye të forta përse duhet të hani më shpesh ananas

Në kultivimin e ananasit nuk përdoren pesticide dhe mjete të tjera mbrojtëse.

Ananasi është frut i adhuruar në gjithë botën, për shkak të shijes dhe aromës së këndshme që ka, mirëpo pakkush e di që është i shërueshëm.

Në molekulat e këtij fruti specifik gjendet edhe përbërësi i fuqishëm antikanceroz, gjë që do të mund t’i kontribuojë prodhimit të ilaçit të ri kundër kësaj sëmundjeje të rrezikshme.

Ananasi rekomandohet edhe si ndihmë në humbjen e peshës trupore, për eliminimin e celulitit, kundër rrudhave dhe ënjtjeve.

Advertisement

Pesë arsye përse duhet të hani më shpesh ananas:

1. Ananasi i freskët ka vlerë të ulët të kalorive, mirëpo është i pasur me vitamina dhe minerale të shumta.

2. Në 100 g ananas ka rreth 50 kalori, ngjashëm me mollën.

3. Ananasi përmban enzimë proteolitike bromelaine, e cila merr pjesë në tretjen e ushqimit dhe zbërthen proteinat. Për bromelainën besohet që ka cilësi antiinflamatore, antikancerogjene dhe cilësi kundër ngjizjes së gjakut.

Advertisement

Hulumtimet tregojnë që konsumimi i rregullt i ananasit ndihmon në luftën kundër artritit, tretjes së keqe dhe infeksionet e parazitëve siç janë skratë.

4. Anasi i freskët është burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, të domosdoshme për sintezën e kolagjenit në trup, i cili është i rëndësishëm për ndërtimin e venave të gjakut, lëkurës, organeve dhe eshtrave.

Veç tjerash, vitamina C është e rëndësishme për punën normale të imunitetit.

5. Ananasi përmban edhe vitaminën A në formë të beta-karotenit, mirëpo përmban edhe në masën më të mirë të vitaminës B dhe kalium.

Advertisement

Kaliumi është i rëndësishëm për kontrollin e pulsit dhe për shtypjen e gjakut./Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy