minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Rikthehet “Emily in Paris”, çfarë pritet të ndodhë në sezonin e tretë të komedisë së famshme - Struga.info


Rikthehet “Emily in Paris”, çfarë pritet të ndodhë në sezonin e tretë të komedisë së famshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehet “Emily in Paris”, çfarë pritet të ndodhë në sezonin e tretë të komedisë së famshme

Një lajm i mirë për fansat e “Emily in Paris”, pasi seriali po vjen jo me një, por dy sezone të reja.

Seriali i krijuar nga Darren Star u rikthye për sezonin e tij të dytë më 22 dhjetor 2022, shkruan Living.

Tani në këtë sezon aktorja Lily Collins rikthehet si protagoniste ndërsa tashmë është publikuar traileri i plotë.

Kryepersonazhi, Emily Cooper, vazhdon të punojë në punën e saj të ëndrrave në kompaninë franceze të marketingut.

Advertisement

Por, tani ajo e gjen veten në një udhëkryq, duke zgjedhur mes partnerëve romantikë   dhe mundësive profesionale.

Krahas aktores Lily Collins, në sezonin e tretë të serialit hit rikthehen edhe aktorët tjerë, Philippine Leroy-Beaulieu, Lucas Bravo, Ashley Park, Camille Razat, Samuel Arnold, Bruno Gouery, William Abadie dhe Lucien Laviscount.

Seriali pati kritika të përziera kur  u shfaq fillimisht në platformë,madje shumë e cilësuan si një serial limonatë që nuk sjell më të mirën e Parisit. Megjithatë Emily dhe aventurat e saj në kryeqytetin francez kanë fansat e vet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy