minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, opozita pritet të vijojë skenarin bllokues të punimeve! Çfarë pritet të ndodhë sot - Struga.info


Kuvendi mblidhet në seancë plenare, opozita pritet të vijojë skenarin bllokues të punimeve! Çfarë pritet të ndodhë sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, opozita pritet të vijojë skenarin bllokues të punimeve! Çfarë pritet të ndodhë sot

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar diskutimet e një sërë projektligjesh, mes tyre edhe për investimet strategjike, që është kundërshtuar ashpër nga opozita.

Por ashtu siç ka ndodhur edhe në seancat e kaluara, edhe sot pritet që punimet të mbyllen brenda pak minutash.

Dje në mbledhjen e grupit parlamentar të Rithemelimit, u diskutua mbi skenarin që do të ndiqet sot në seancën plenare. Mësohet se do të vijojë po i njëjti skenar, ai i bllokimit të punimeve të seancës, ndërsa tre deputetë u përjashtuan dje.

Bëhet fjalë për Flamur Nokën, i cili u përjashtua me 30 ditë nga punimet e Kuvendit, Bledjon Nallbati me 20 ditë dhe Saimir Korreshi me 5 ditë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy