Kuvendi mblidhet në seancë plenare/ Diskutohet për studentët e mjekësisë dhe legalizimin e kanabisit për mjekësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuvendi mblidhet në seancë plenare/ Diskutohet për studentët e mjekësisë dhe legalizimin e kanabisit për mjekësi

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, ku janë parashikuar diskutime dhe votime për disa projektligje.

 

Në rendin e ditës, të bërë publike në faqen e Kuvendit, do të jenë diskutimet për projektligjin për studentët e Mjekësisë dhe kanabisi për qëllime mjekësore.

 

Advertisement

Sipas projektligjit, studentët e Mjekësisë pas përfundimit të studimeve do të duhet të punojnë në vend për 5 vite në mënyrë që të marrin diplomën. Sipas qeverisë, kjo bëhet për të frenuar largimin nga Shqipëria të mjekëve të rinj. Një pjesë e studentëve e kundërshtojnë këtë nismë, duke dalë edhe në protesta.

 

Edhe opozita e kundërshton si projektligjin për Mjekësinë, ashtu dhe atë për kanabisin mjekësor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy