Po lundronte me skaf me familjen në Velipojë, 8-vjeçarja rrëzohet dhe përfundon në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Po lundronte me skaf me familjen në Velipojë, 8-vjeçarja rrëzohet dhe përfundon në spital

Ditën e sotme në plazhin e Velipojës, një shtetase e mitur 8-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj gjatë kohës që lundronin me një mjet lundrues skaf të familjarit të tyre aksidentalisht është rrëzuar dhe ka dëmtuar lehtë këmbën.

Vajza e mitur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi D. H., 57 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy