Grushta avokatit në Gjykatën e Fierit/ Një persona përfundon në spital, tjetri në polici (EMRAT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grushta avokatit në Gjykatën e Fierit/ Një persona përfundon në spital, tjetri në polici (EMRAT)

Policia e Fierit ka dalë me reagimin zyrtar për sherrin e ndodhur në ambientet e gjykatës së qytetit, ku dy persona kanë rrahur avokatin.

 

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 të kësaj të enjte, ndërsa mësohet se në konflikt janë përfshirë Jovan Vasili 70 vjeç dhe Ilir Vasili 32 vjeç, të cilët kanë goditur me grushta Erjon Syziun 37 vjeç me profesion avokat.

 

Advertisement

Nga ngjarja, avokati dhe i moshuari kanë përfunduar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa 32 vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë.

 

Fier / Informacion paraprak

 

Advertisement

Rreth orës 12:40, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte, shtetasit J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat).

 

Shtetasit J. V. dhe E. S. kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa shtetasi I. V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Advertisement

Grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy