Paracaktimi i çmimeve dhe marrëveshjet antiligjore, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet për tregjet e shitjes së fruta-perimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paracaktimi i çmimeve dhe marrëveshjet antiligjore, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet për tregjet e shitjes së fruta-perimeve

Tregu i grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në pesë qarqe të vendit do t’i nënshtrohet një hetimi nga Autoriteti i Konkurrencës.

Sipas njoftimit zyrtar të këtij institucioni, Komisioni i Konkurrencës, pranoi propozimin e sekretariatit për hapjen e hetimit paraprak në këtë treg.

Qarqet që do të hetohen janë Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.

Vendimi erdhi pas përfundimit të procedurës së monitorimit në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta perimeve.

Advertisement

Nga monitorimi rezultoi se, duke iu referuar strukturës së tregut, integrimit vertikal, sjelljes së ndërmarrjeve grumbulluese dhe diferencave të mëdha në zinxhirin e vlerës së produktit nga prodhuesit, grumbulluesit, shitësit me shumicë deri tek konsumatori fundor, mund të jemi para nje sjelljeje antikonkurruese, si pasojë e marrëveshjeve dhe/ose praktikave të bashkërenduara ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve që operojnë në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve, në kuptim të nenit 4 të ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, me një vendim të datës 14.06.2024, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve.

Hetimi paraprak përfshin periudhën kohore nga 1 Janar 2023 deri në 31 Maj 2024./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy