minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Zjarri në Shkodër, vihen nën kontroll flakët në lagjen Kaprre - Struga.info


Zjarri në Shkodër, vihen nën kontroll flakët në lagjen Kaprre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarri në Shkodër, vihen nën kontroll flakët në lagjen Kaprre

Vatra e zjarrit në lagjen Kaprre në Njësinë Administrative Shalë në Shkodër është vënë në kontroll dhe nuk ka rrezik për banesat pranë vendit.

Falë angazhimit të të gjithë strukturave është bërë e mundur izolimi i vatrës së zjarrit e cila vijon ende të mbahet në monitorim për shkak të erës që favorizon përhapjen e flakëve.

Nga ana e strukturave të emergjencave civile të Bashkisë Shkodër po mbahet koordinim i vazhdueshëm me strukturat e Emergjencave Civile të Prefekturës Shkodër dhe Agjensinë Kombëtare të Mbrotjes Civile.

Për shkak të situatës së krijuar, grupet e angazhuara do të jenë në terren edhe gjatë natës me qëllim që të mbahet nën monitorim situata e kësaj vatre zjarri të shfaqur rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy