
Në nisje të çdo sezoni turistik, shumë shqiptarë prej kohësh kanë kërkuar një resort ku të mund të gjejnë çdo gjë, e për këtë arsye, Turqia apo Greqia janë parë gjithnjë si zgjidhja e parë.
Por prej një viti, një resort me 5 yje dhe ku mund të gjejnë çdo gjë ndodhet në Shqipëri, Melia Resort në Gjirin e Lalzit.
Gazetari Berat Buzhala, ka këshilluar shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës që ta marrin në konsideratë këtë “mikro univers” që është një ishull më vete dhe ofron gjithçka iu duhet.
“A doni pushim në Shqipëri, si mos me qenë në Shqipëri? Melia resort që është në Lalëz që është më pak se tre orë prej Prishtinës, është një mikro univers interesant, është një ishull më vete. Mos të jenë kamarierët që i dëgjon duke folur shqip, fillimisht mendon se je në Spanjë, pastaj mendon që je në Portugali ose diku në Amerikën Latine sepse i gjithë resorti dominohet prej këtyre dy gjuhëve. Për ata që e duan zallin, që e duan ushqimin cilësor dhe all inclusive atëhere ky është vendi”, tha Buzhalla.
Gazetari më tej bëri të ditur se çmimet në Melia Resort janë të përballueshme për atë që i gjithë ambienti ofron.
“Sa janë çmimet këtu? Shkoni në site dhe i gjeni sepse ndryshon muaji nga muaji dhe java nga java. Mirëpo diçka dua t’iu them ju që doni të pushoni dhe nuk doni të udhëtoni shumë, Melia ta mundëson, të gjitha janë këtu pishinë masive dhe hapësirë e madhe me dalje në det. Brenda kompleksit i ke të gjitha, me kafe, me resort, me lojra për fëmijë dhe të mëdhenj. Nëse je i lidhur me kushërinjtë e Kosovës është e sigurt që vetëm ata nuk i ke këtu”, tha Buzhala.
Edhe 15 hotele të tjera të Melia Resort do i shtohen vendit tonë, duke u dhënë mundësinë të gjithëve të përjetojnë momente fantastike, njësoj si në Turqi dhe Greqi.
“Unë kam ardhur të intervistoj drejtorin gjeneral të kompleksit i cili është spanjoll dhe që më tha që Melia e ka në plan të hap në Shqipëri edhe 15 hotele të tjera. Është folur shumë dhe është hedhur shumë pluhur që në Shqipëri s’ka shumë turistë. Në korrik dhe gusht nuk mund të gjesh vende e mund të jetë pak më shtrenjtë. Aman në shtator dhe tetor ke mundësi të përjetosh pak Turqi, pak Greqi, pak Shqipëri”, tha Buzhala.
“Melia Durrës”, një investim i grupit “Concord Investment”, festoi një vjetorin e hapjes në muajin qershor duke arritur një sukses të madh të eksperiencës në bregdetin shqiptar.
Brandi prestigjioz spanjoll u inaugurua në fund të majit të shkuar për të ofruar një shërbim elitar që i kishte munguar tregut tonë turistik.
Me 475 dhoma, ambiente relaksi, hapësira argëtuese për fëmijë e të rritur dhe kuzhinë të shijeve të ndryshme, oazi me 5 yje mirëpriti gjatë vitit 2023, 25 mijë turistë vendas e të huaj, shifra që drejtuesit i shtyjnë drejt ambicies për më shumë./vizionplus.tv